Kastrioti befason Besëlidhjen, “ngecin” lezhjanët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas fitores së bujshme në Kupën e Shqipërisë, skuadra e Besëlidhjes befasohet në kampionat nga Kastrioti. Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me shifrat 1-1, duke bërë që ekipi lezhjan të bëjë një hap fals drejt objektivit për ngjitjen në Superiore.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bruka ishte më superior në këtë përballje ku arriti të kalojë e para në avantazh me anë të mesfushorit Alberto, por që nuk mjaftoi për të marrë fitoren. Ekipi krutan i drejtuar nga trajneri Afrim Deliu arriti të reagojë mjaft mirë në pjesën e dytë, duke arritur të barazojë shifrat.

Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë e cila i shërben më shumë Kastriotit, ndërsa Besëlidhja bën një gabim të madh në “shtëpi” ndaj një rivali më të dobët. /minuta90.com/

Besëlidhja-Kastrioti 1-1

Golat: Alberto 43’ / Kabiru 68’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.