Kastrioti dhe Dinamo ndahen në paqe

0
SHPËRNDAJE

dinamo

Ka përfunduar në barazim pa gola takimi i sotëm miqësor, midis Kastriotit dhe Dinamos. Të dy trajnerët në fraksionin e parë aktivizuan formacionet e tyre më të mira, e ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar.

Në fraksionin e dytë u aktivizuan të gjithë lojtarët e tjerë, por sërisht rrjetat mbetën të paprekura. Duhet theksuar se skuadra e Kastriotit kishte më shumë raste shënimi në të dy pjesët e lojës, por që nuk u arrit të shënojë. Megjithatë kjo ndeshje i shërbeu më së shumti skuadrës për të ruajtur formën fizike, duke qenë se këtë javë do jetë pushim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.