Kastrioti dy “super dhurata” për Vitin e Ri

0
SHPËRNDAJE

Çmendet Kastrioti me dy superblerje.

Kastrioti është i vetmi ekip në Kategorinë e Parë që ka filluar të lëvizë në merkato. Deri më tani krutanët kanë arritur akord me tre futbollistë mjaft cilësorë. Vilfor Hysa është futbollisti i parë me të cilin krutanët kanë arritur akordin, ndërsa dy futbollistët e tjerë janë dy rumunë.

I pari është Floron Kostea, një futbollist mjaft i njohur në Rumani, i cili ka luajtur me skuadrat më të mira në këtë vend, dhe në vitet 2008-2010, ka luajtur edhe për kombëtaren rumune.

Futbollisti i dytë është një mesfushor, emri i të cilit është Viorel Ferfelea. Dhe ky një lojtar i njohur që ka luajtur me disa skuadra në Superligën rumune. Me këto afrime, Kastrioti bëhet një ekip i “frikshëm”, ndërsa skuadrve të tjera do u duhet shumë punë për frenimin e këtij ekipi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU