Kastrioti firmos me Alikajn

0
SHPËRNDAJE

Enkel Alikaj
Enkel Alikaj
Kategoria Parë/ Kastrioti nuk di të ndalet në këtë merkato teksa ka afruar shumë futbollistë cilësorë. Emri me i fundit që i bashkohet skuadrës krutane është Enkel Alikaj. Ish-mesfushori i Skënderbeut pas largimit nga korçarët ka vendosur të rikthehet tek Kastrioti, ekip me të cilin ështe aktivizuar edhe më parë. Alikaj është një mesfushori me aftësi mjaft të mira dhe ishte kërkuar nga disa ekipe edhe në Superligë.Me këtë afrim vërtet cilësor skuadra krutane tregon se këtë sezon synon rikthimin në superiore, gjë e cila vihet re edhe nga merkato mjaft e mirë që ka bërë. Pas dy sezonesh në Kategorinë e Parë drejtuesit duan që t’a rikthejnë edhe njëher skuadrën në elitën e futbollit shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.