Kastrioti fiton në miqësore, vendosin Malo e Raboshta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageKategoria Parë/ Kastrioti ka fituar ndeshjen e rradhës miqësore me rezultatin 2-0. Përballë ka qënë ekipi i Internacional. Takimi u zhvillua në kompleksin sportiv Internacional Tirana në Pezë Helmes. Krutanët treguan një formë mjaft të mirë, teksa fitoren e siguruan qysh në pjesën e parë. Golat për Kastriotin u shënua nga dy afrimet më të reja në ekip siç janë dy sulmuesit Malo dhe Raboshta. Julian Malo shënoi golin e parë në minutën e 20′, ndërsa shkodrani Raboshta realizoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 32′. Këto ishin dy golat e vetëm të sfidës, dhe tashmë duket se ekipi krutan është gati për fillimin e sezonit të ri ku si synim ka ngjitjen në Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.