Kastrioti kërkon të përforcohet me lojtar nga superiroja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e Parë/ Në Kategorinë e Parë janë disa skuadra që po tregohen shumë aktive në këto momente, duke bërë merkato në Superiore, me synim ngjitjen në elitën e futbollin shqiptar. Deri më tani Kastrioti, Egnatia dhe Erzeni duken një hap para skuadra të tjera, por edhe Tërbuni po lëviz gradualisht.

Pasi kanë afruar disa lojtarë nga Shkodra, te Kastrioti kanë hedhur sytë nga kryeqyteti dhe afrimi i radhës do të jetë mbrojtësi Emiljano Çela, që vjet ishte pjesë e Korabit dhe spikati në prapavijë, deri në momentin që u largua, pas problemeve me klubin.

Çela ka luajtur për vite të tëra në Superiore dhe njihet mirë për cilësitë e tij, që i ka treguar më së shumti me Laçin, skuadër së cilës i ka dhuruar Kupën e Shqipërinë në majin e vitit 2013, kur shënoi golin e kualifikimit në finale kundër Kukësit, ndërsa në “Qemal Stafa” realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 118 me Bylisin dhe Laçi iu gëzua trofeut të parë të rëndësishëm.

Sipas “Sport Ekspres” Çela është kontaktuar dhe ka biseduar me krutanët dhe pritet që të zyrtarizohet marrëveshja mes palëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU