Kastrioti Krujë miqësore me Besën e Pejës

0
SHPËRNDAJE

Klubi futbollit KASTRIOTI bën të ditur se në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, do të vazhdojë me ndeshje kontrolluese. Kryesia e klubit ka arritur që të organizojë ndeshje kontrolluese me nënkampionen e Kosovës, skuadrën ambicioze të Besës së Pejës, që konsiderohet një ndër kandidatët kryesore për titull në sezonin e ri.

Kastrioti ka vazhduar ditëve në vazhdim me përgatitje intensive, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa nga dita në ditë futbollistët po arrijnë që të marrin formën e duhur. Deri më tani skuadra ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese, duke marrë fitore 2:1 me Vllazninë e Shkodrës.

Tekniku Elvis Plori po kërkon të mësoje gjendjen e grupit në dispozicion, duke provuar forcën me skuadrën e Besës së Pejës. Miqesorja e sotme me Besën në oren 17.30 në Pezë-Helmës dhe ajo e së shtunës kundër Erzenit do ti vlejë teknikut për testimin e lojtarëve aktuale si dhe do ti japë konfirmimin nëse duhet ose jo të futet sërish në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.