Kastrioti/ Malindi pranë firmës, ftohen publikisht edhe 2 lojtarë të Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e Parë/ Kastrioti nis sot përgatitjet dhe pritet të shihet se cilët do jenë lojtarët që do të vihen nën urdhrat e trajneri Samuel Nikaj, i cili është marrë edhe me ndërtimin e skuadrës, pasi drejtuesit i kanë lënë dorë të lirë në këtë drejtim.

Numri i lojtarëve të lakaur për të veshur fanellën e krutanëve është i lartë. I fundit që thuhet se është pranë firmës, është sulmuesi Enco Malindi, që ka luajtur më parë në Superiore me Kastriotin, ndërsa me trajneri Nikaj ka punuar te Tërbuni.

Veç Malindit, tekniku shkodran vijon të shohë edhe për lojtarë në Kosovë, aty ku drejtoi sezonin e fundit Flamurtarin e Prishtinës, që u ngjit në Vala Superliga e Kosovës.

“Almir Ajzerajn e Shqipdon Ademin i ftoj publikisht te Kastrioti . Po patën dëshirën dhe gjejnë akordin me presidentin, sportivisht janë të mirëpritur, sepse janë ndër aktorët kryesor në suksesin e ngjitjes së Flamurtarit”, është shprehur Nikaj në “Gazetaolle.com”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.