Kastrioti mbyll merkaton me një super transferim

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Ekipi i Kastriotit ka mbyllur zyrtarisht merkaton e verës, dhe e ka bërë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Krutanë kanë bërë edhe blerjen e fundit, i cili është një lojtar mjaft cilësor. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin i K.F Kukësit,Vilfor Hysa, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit krutan. Sulmuesi 25-vjeçar do t’i bashkohet ekipit ditën e enjte.

Vilfor Hysa
Vilfor Hysa

Gjithashtu është mbyllur stërvitja për ditën e sotme e zhvilluar në “Stadiumi Kastrioti” në Krujë, Ekipi është gati për testin miqësor të ditës së nesërme me Vllazninë e Shkodrës, ndeshja do zhvillohet në orën 17:00 në “Stadiumin Kastrioti”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.