Kastrioti në formë, mund edhe Besën e Pejës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11813273_10152673838529058_5647771319984590699_n
Ekipet para takimit

Me fitoren 2-1 ka përfunduar takimi miqësor i zhvilluar në Pezë-Helmës mes Kastriotit të Krujës dhe Besës së Pejës me golat e Nuri dhe Djarmati për krutanët dhe një eurogol i Papuqit për miqtë nga Peja. Ndeshja ishte e pëlqyeshme nga të dyja ekipet të cilat luajtën hapur dhe e kërkuan fitoren duke bërë kryesisht lojë sulmuese.

Ndërkohë vazhdojnë të afrohen një numër i madh lojtarësh cilësorë te Kastrioti ku së fundi bëhet fjalë për katër emra të njohur të futbollit tonë por për arësye profesionale nuk bëhen ende publike. Këto afrime si dhe ndeshjet pozitive kontrolluese deri më tani po e klasifikojnë Kastriotin si pretendentin numër një për tu ngjitur në elitë.

11695833_10152673838309058_3265300178358082225_n
Besa Pejë

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.