Kastrioti, një fanellë edhe për Memellin

0
SHPËRNDAJE

Lagbilde Brann 2006 Migen Memelli
Migen Memelli me Brann, Norvegji

Kastrioti ka bindur një emër shumë të njohur si Migen Memelli të vijë në Krujë për të kontribuar në misionin e ngjitjes së këtij ekipi në Superiore. Sulmuesi 35-vjeçar ka luajtur për Laçin në sezonin e kaluar por në karrierën e tij të gjatë ka emra si Skënderbeu, Teuta, Elbasani, Tirana, Flamurtari e Partizani por edhe ekipet e huaja si skandinavet GAIS dhe Brann apo sauditët e Al-Faisaly e Al Tawoon. Memelli ka veshur edhe fanellën e ekipit tonë Kombëtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.