Kastrioti tregon “dhëmbët” ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Kastriotit tregoi edhe njëherë sot se është ndërtuar për të fituar këtë sezon. Krutanët kanë mposhtur ekipin e Vllaznisë me rezultatin 1-0 në miqësoren që këta të fundit kanë zhvilluar në stadiumin e Krujës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mbrojtësi Peqini në minutën e 21′ të takimit. Edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje miqësore, Kastrioti ishte disi më lartë se Vllaznia, e cila këtë sezon duket me probleme. Ndeshja shkoi e qetë teksa krutanën tashmë tregojnë edhe njëherë se në grupin e veriut do të jenë ata skuadra për t’u mundur, ndërsa Vllaznisë i duhet ende punë për të bërë nëse duan që të qëndrojnë sërisht në Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.