Kastrioti/ Vijnë 2 sulmues, pritet akordi me dy mesfoshorët e Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Kastrioti zbret sot në fushën e blertë. Krutanët presin Tërbunin për të ta nisur mbarë. Ndeshja luhet në orën 14:00 dhe transmetohet në “RTSH”. Drejtuesit e klubit kanë arritur dy akorde, duke përforcuar sulmin e ekipit. Jurgen Vatnikaj dhe Erblin Mula janë lojtarët më të rinj të Kastriotit.

Vatnikaj vjen nga ekipi i Bylis, ndërsa më parë ka luajtur për Partizanin, Tërbunin dhe Bylis. Qëndërsulmues tipik për ekipin e Nikajt. Nga ana tjetër, Erblin Mula vjen nga “Onix Banja” e Istogut dhe më parë është aktivizuar me ekipin e Besës së Pejes. Mula luan si sulmues krahu. Pejani ka bindur stafin teknik duke firmosur kontratën me Kastriotin.

Drejtuesit nuk ndalen. Tratativa me Tiranën dhe në Krujë priten edhe dy të tjerë. Alked Çelhaka dhe Samson Iliasu. Çelhaka luan si mesfushor krahu dhe është aktivizuar me Besën e Kavajës, Laçin dhe Tiranën, ndërsa nigeriani Samson vjen nga kampionati i Bangladeshit. Tirana arriti akordin ditë më parë, por numri i madh i të huajve te bardheblutë, i detyron kryeqytetasit t’a huazojnë nigerianin. Kastrioti do ishte zgjidhja përfekte. Samson Iliasu luan në rolin e mesfushorit ofensiv. Tratativat midis Kastriotit dhe bardhebluve po shkojnë mirë dhe shumë shpejt Çelhaka dhe Samson mund të ngjiten drejt Krujës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU