Kastrioti zyrtarizon Dostin, akord me një lojtar të Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk e teprojmë aspak të themi se me afrimet e bëra Kastrioti i Krujës është kthyer në pretendentin numër një për tu ngjitur në Superiore. Klubi krutan ka zyrtarizuar blerjen e Dejan Dostit, futbollist që në përvojën e tij të gjatë ka emra klubesh me emër si Elbasani, Dinamo e Apolonia por edhe Kamza, Tërbuni e Mamurrasi.

Por në Krujë nuk kënaqen me kaq pasi është rënë dakord me Enkel Alikajn, mesfushorin e Skënderbeut që pritet të firmosë ditën e hënë duke e kompletuar thuajse krejtësisht ekipin e Kastriotit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.