Kategoria e Parë/ Besëlidhja do të drejtohet nga një 26 vjeçar

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kategoria e Parë/ Besëlidhja ka nisur dje zyrtarisht sezonin e ri futbollistik. Skuadra lezhjane ka dalë në fushë nën drejtimin e trajnerit të ri Anteu Pepaj që ka marrë besimin e drejtuesve për të qenë në krye të ekipit për sezonin e ri futbollistik.

Ai do të ketë si ndihmës Gledis Lanin, ndërkohë që asnjë prej titullarëve që mbyllën kampionatin nuk u bashkuan në këtë stërvitje të parë me ekipin edhe pse janë nën kontratë.

Ndërkohë, me ekipin është rikthyer portieri Rinev Danaj që e mbylli sezonin te Shënkolli dhe vëllai i tij Sadush Danaj që e ka mbyllur kampionatin te Burreli.

Po nga matjanët është afruar edhe lezhjani Met’hasani. Gjithashtu nuk munguan edhe futbollistët guineas, Omar Kamara, Isak Kamara, Baou Bangoura, Çeiçk Konte që janë afruar nga Pogradeci.

Trajneri – Anteu Pepaj do të jetë trajneri i lezhjanëve për kampionatin e ri. 26-vjeçari ka drejtuar dje seancën stërvitore dhe në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur: “Sot u grumbullua Besëlidhja për të nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2017- 2018. Si objektiv kemi ngjitjen në Superiore, ndaj për këtë që sot (dje) e kemi nisur punën.

Skuadrën do ta formatojmë kryesisht me futbollistë lezhjanë të ardhur nga moshat, një pjesë i njoh shumë mirë, pasi kam qenë trajner i tyre tek të rinjtë.

Besoj se një pjesë e mirë e skuadrës do të përbëhet nga lezhjanë, kjo do të ndikojë pozitivisht për të mbushur shkallët e stadiumit me tifozerinë vendase, që është një forcë shumë e madhe mbështetëse, ose siç i thonë ndryshe lojtari i 12-të në fushë. Për rreth 10 ditë do të merremi me seleksionime për të formatuar një skuadër që do t’u përgjigjet objektivave”, mbylli Pepaj.

LOJTARËT QË ISHIN DJE NË STËRVITJE

RINEV DANAJ

SADUSH DANAJ

ISLI KAÇAÇI

KLEVIS SHQUTI

KLAUDIO ZHEJANI

FLORIAN PERGJONI

RUBIN MET’HASANI

KRISTIAN LICAJ

LEDISON MALAJ

OMAR KAMARA

ISAK KAMARA

BAOU BANGOURA

ÇEIÇK KONTE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU