Kategoria e Parë, Elbasani fiton dhe ngjitet në vendin e 8-të

1
SHPËRNDAJE

15178958_10207205392644225_4918110112939387580_n

Elbasani arrin më në fund të marrë një fitore në kampionat, e cila e largon nga vendi i fundit në renditje.

Ekipi verdheblu mposhti me vështirësi Pogradecin në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1, teksa heroi i ndeshjes ishte Mateos Toçi, por nuk duhet lënë pa përmendur edhe Elvis Kotorri me pritjet e tij.

Mesfushori elbasanas shënoi një dopietë në këtë ndeshje në minutat 45′ dhe 69′ për t’i dhënë këtë tre pikësh Elbasanit.

Toçi hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë teksa ktheu në gol një 11 metërsh të fituar nga Kasa.

Ndërkohë Topllari në minutën e 50′ barazoi gjithçka me golin e tij. Elbasani nuk u pajtua me këtë rezultat, teksa në minutën e 69′ pas një kundërsulmi të shpejtë, Toçi mposht për herë të dytë Lamellarin më një goditje nga jashtë zone.

Mesfushori goditi fort duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë sërish epërsinë skuadrës verdheblu.

Ndërkohë që Pogradeci nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh në sulm duke krijuar disa raste të rrezikshme, por në çdo moment Kotorri u tregua i saktë në ndërhyrjet e tij.

Me shifrat 2-1 do të mbyllej kjo ndeshje, teksa Elbasani merr një fitore të rëndësishme duke lënë vendin e fundit dhe duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Ndërkohë Pogradeci është një ekip që zhvillon lojë, por mbetet në kuotën e 10 pikëve në kampionat. /minuta90.com/

Elbasani-Pogradeci 2-1

Golat: Toçi (pen) 45’, 69’/ Topllari 50’

Elbasani: Kotorri, Peqini (Vllahi 65’), Bella, Lleshi, Kaçuli (Sulejmani 55’), Toçi, Alikaj (Bërdufi 82’), Duka, Shehaj, Kasa, Luta (në dispozicion: Ramadani, Gjorga, Gica, Tafani) Tr: Muharrem Dosti

Pogradeci: Lamellari, Kllogjeri, Hysenllari (Pengu 80’), Pere, Pura, Liçkollari, Jahaj, Shyti, Shkulaku, Topllari, Bangoura (në dispozicion: Mali, Conte, Çerepi, Zeqollari, Hidri, Berberi) Tr: Festim Fetollari

Gjyqtarë: Elidon Halo

Kartonë të verdhë: Duka 18’, Lleshi 34’, Vllahi 66’, Toçi 72’/ Jahaj 80’, Çerepi 89’

Kartonë të kuq: Topllari 90’+2

1 KOMENT

  1. Sa te kete te tille arbitra si Halo me shoke ska me loje. Lerini o arbitra .presidenta klubesh te luajn cunat si duhet se e prishet f.bollin.

Comments are closed.