Kategoria e parë/ Faza e dytë nis me përballje interesante. Ja kalendari

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë mbylli në fundjavë fazën e parë dhe tashmë nis e dyta, që sigurisht bën që një pjesë e mirë e skuadrave ta shohin ndryshe garën, pasi kanë provuar të përballen me të gjithë kundërshtarët.

Në grupin A Kastrioti po bën ligjin dhe do kërkojë të bëjë detyrën ndaj Burrelit në shtëpi, ndërkohë që ka mjaft sfida interesante, duke nisur me Besa-Dinamo, e për të vijuar me Tërbuni-Besëlidhja, Korabi-Erzeni dhe Vllaznia B-Egnatia.

Në grupin B Tirana luan sërish jashtë, këtë herë ndaj Ilirisë, që ashtu si Shënkolli bilancin në shtëpi e ka pozitiv dhe do kërkojë të ndalojë kryesuesit e kampionatit.

Bylisi synon rikthimin te fitorja dhe këtë herë pret Shkumbinin në shtëpi. Për mbijetesën luajnë Naftëtari dhe Turbina, ndërsa Pogradeci, Tomori e Apolonia duan pesëshen e parë. Fierakët shkojnë në Shënkoll, ndërsa beratasit në Pogradec.

Grupi A
Tërbuni – Besëlidhja
Dinamo – Besa
Korabi – Erzeni
Kastrioti – Burreli
Vllaznia B – Egnatia

Grupi B
Bylisi – Shkumbini
Naftëtari – Turbina
Pogradeci – Tomori
Iliria – Tirana
Shënkolli – Apolonia

kategoria e pare logoja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.