Kategoria e Parë/ Fitojnë kryesuesit

0
SHPËRNDAJE

k1

Grupi A
KS Korabi 1 – 0 KF Adriatiku Mamurras
FK Besa 4 – 3 KF Erzeni
KF Iliria 2 – 3 FK Kamza
KF Burreli 0 – 1 KS Kastrioti
————————————————————-
Grupi B
KS Luftëtari 1 – 0 KF Sopoti
KF Shkumbini 1 – 0 KF Butrinti
FK Lushnja 1 – 0 KF Turbina
FK Dinamo 0 – 1 FK Apolonia
FK Elbasani 0 – 3 KF Pogradeci

korabi

Grupi A:

Korabi arrin një fitore të rëndësishme duke vazhduar të qëndroj i pari në grupin A në një ndeshje të dominuar ndaj Mamurrasit. Goli që vendos fitoren e dibranëve është shënuar nga Sokol Mziu nga pika e bardhë.

Në të njëjtën mënyrë është përgjigjur edhe Kastrioti që falë golit të sulmuesit Raboshta arrijnë një fitore në transfertë ndaj Burrelit.

Besa arrin të fitoj ndeshjet e golave në derbin me shijakasit, plot shtatë gola të shënuar por në fund buzëqeshja i shkon kavajasve.

Ndërkohë një fitore të rëndësishme me përmbysje arrin edhe Kamza kundra Ilirisë në transfertë duke qetësuar disi pozitat e saj në fund.

luftetari

Grupi B:
Skuadrat e kreut fitojnë edhe në grupin B duke mos ndryshuar shumë në klasifikim. Luftëari ia del në shtëpi falë golit të Dhramit me 11 metërsh.
Ndërkohë fitore arrijnë edhe ndjekësit e saj ku Apolonia mposht Dinamon ndërsa Pogradeci mund me tre gola në transfertë ndaj Elbasanit që pas barazimit të javës së shkuar me kryesuesit ndëshkohet sërish.
Fitore të ngushta por me shumë vlerë arrijnë edhe Lushnja ndaj Turbinës por edhe Shkumbini në shtëpi ndaj Butrintit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.