Kategoria e Parë/ Futbolli me maska…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Administratori i Sopotit, Iridion Bahiti, hedh dritë rreth dyshimeve që ka në lidhje me kërcënimin e djeshëm që i është bërë skuadrës së Sopotit përpara ndeshjes ndaj Pogradecit. bahiti-sopotiAi tregon të gjithë ngjarjen dhe deklaron me bindje se ky inskenim ka ardhur nga klubi i Pogradecit.

“Mendoj dhe jam i bindur 100% se është inskenim i plotë i klubit të Pogradecit. Ata tentuan të na korruptonin me para dhe kur e panë që nuk realizuan asgjë, vazhduan me atë që ndodhi sot (dje). U kanë çuar mesazhe disa lojtarëve duke u ofruar nga dy milionë lekë për kokë. Por, kur e kanë parë që nuk na kanë korruptuar dot për t’u toleruar ndeshjen, përdorën forma të tjera apo edhe me gjyqtarin”, thotë Bahiti ndër të tjera në intervistën e tij për gazetën.

“Asnjë nuk ka folur dhe më pas kanë vazhduar me mesazhin e tyre: “Do ju q… r… të gjithëve. Askush prej jush nuk del i gjallë nga fusha sot nëse nuk fiton Pogradeci”, tregon kërcënimin Bahiti. Keni denoncuar në rrjetet sociale se skuadra e Sopotit është kërcënuar nga persona të armatosur gjatë rrugës për në Krujë. Çfarë ka ndodhur? Rreth 2-3 kilometra përpara Krujës, në vendin e quajtur “Pishat”, minibusi që transportonte skuadrën po ngjitej normalisht rrugës, një fuoristradë amerikane që mban 6-7 persona, me targa amerikane që vinte nga mbrapa, i del përpara automjetit të Sopotit dhe bllokon rrugën. Çdo gjë ishte si në filmat aksion dhe në këtë moment kanë dalë nga fuoristrada tre djem të gjatë dhe të dobët. Ishin të pajisur me shkopinj bejzbolli, leva dhe thika të mëdha në formë hanxharësh. Ndërsa 2-3 persona të tjerë kanë qëndruar në makinë të armatosur me çifte dhe shotganë. Si ju kanë kërcënuar dhe a kanë hyrë brenda në minibus? U kanë rënë xhamave dhe kanë kërkuar të hapet dera. Shoferi ka kujtuar se janë tanët dhe i ka hapur dyert. Kanë hyrë brenda dhe kanë pyetur: “Kush është i pari këtu?”. Kërkonin ndonjërin që ta bënin shembull në sy të të gjithëve. Asnjë nuk ka folur dhe më pas kanë vazhduar me mesazhin e tyre: “Do ju q… r… të gjithëve. Askush prej jush nuk del i gjallë nga fusha sot nëse nuk fiton Pogradeci”. Ishin me maska dhe me çfarë dialekti folën? Ishin me maska që u mbulonte të gjithë pjesën e flokëve dhe mbi të kapele që të mos u dukej gjysma e fytyrës. Folën në dialekt verior. U larguan me të njëjtën makinë? Mendohet se mund të jenë larguar me një makinë tjetër. Kë fajësoni për këtë kërcënim? Mendoj dhe jam i bindur 100% se është inskenim i plotë i klubit të Pogradecit. Ata tentuan të na korruptonin me para dhe kur e panë që nuk realizuan asgjë, vazhduan me atë që ndodhi sot (dje). U kanë çuar mesazhe disa lojtarëve duke u ofruar nga dy milionë lekë për kokë. Por, kur e kanë parë që nuk na kanë korruptuar dot për t’u toleruar ndeshjen, përdorën forma të tjera apo edhe me gjyqtarin. Flitet se dy prej tyre mund të jenë njerëz të afërt të këtyre të Pogradecit, por po heton policia në lidhje me këtë çështje që shpresojmë të zbardhet. E gjitha është skandaloze, pasi as në vitin 1997 kur Shqipëria ishte në luftë nuk ka ndodhur që të kërcënohej ekipi në këtë mënyrë. Çfarë ndodhi më pas, kontaktuat me zyrtarët e ndeshjes? Unë isha me makinë nja 10 minuta mbrapa minibusit të skuadrës dhe kur shkova në stadium i gjeta të gjithë lojtarët si pula të frikësuar. Më treguan gjithçka kishte ndodhur dhe folëm me zyrtarët e ndeshjes, delegatin dhe vëzhguesin duke u shpjeguar gjithçka kishte ndodhur. I kërkuam që ndeshja të mos luhej, pasi lojtarët nuk ishin mirë në aspektin psikologjik. Ata ishin të frikësuar dhe të traumatizuar. Është skandali dhe turpi më i madh që ndodh që një ekip të luajë pasi është kërcënuar me armë. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. E denoncuat ngjarjen? Sigurisht, tani që po flasim ndodhemi të gjithë në komisariatin e Fushë-Krujës duke bërë denoncimin. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit janë duke dhënë deponimet e tyre në lidhje me atë që ka ndodhur.

Po për sa i përket ndeshjes në fushë, keni kontestime?

Ky takim u gjykua nga arbitri Sokol Çekaj që ishte në ndeshjen Sopoti-Luftëtari të fazës së parë ku na ndëshkoi padrejtësisht. Po ky arbitër ishte edhe në PogradeciLuftëtari dhe tani vjen në këtë takim ku është sërish Pogradeci. Ku duhet një kamikaz, është Sokol Çekaj. Ata shënuan dy gola të shpejtë dhe nuk mund të them se ndikoi arbitri. Nëse rezultati do qëndronte i barabartë deri afër fundit, atëherë do shihej çfarë do ndodhte. Megjithatë, skuadra jonë ishte pa gjendje fare, pasi lojtarët ishin të traumatizuar nga kërcënimi që u ishte bërë.

Përgatiti: BESAR BOZGO

/Panorama-sport.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.