Kategoria e Parë, Grupi A / Besëlidhja fiton derbin para javës të së vërtetës

0
SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej, derbi mes Shënkollit dhe Besëlidhjes ka folur për këtë të fundit, duke rihapur përsëri luftën për ngjitjen në Kategorinë Superiore nga Grupi A i Kategorisë së Parë. Suksesi i lehtë 3-1, edhe pse me shumë titullarë pushim, i ka dhënë mundësinë Besëlidhjes që të shkojë e qetë drejt ndeshjes me Kamzën kryesuese me vetëm 2 pikë diferencë nga kryesuesit e grupit.

Ndërkaq, në grupin PLAY-OUT, fitorja minimale e Besës i ka dhënë mundësinë që të shkëputet nga fundi i renditjes. Ndërkohë dueli direkt mes dy skuadrave të fundit, Mamurrasit dhe Tërbunit, është mbyllur me suksesin minimal 1-0 të ekipit vendas që ngjall shanset e mbijetesës. /minuta90.com/

Grupi A, PLAY-OFF

Shënkolli-Besëlidhja 1-3
Golat: Danaj 76’ / Ajazi (pen) 40’, 45’, Marashi 56’

Burreli-Erzeni 3-2
Golat: Mustafaj 31’, Danaj (pen) 61’, Met’hasani 83’ / Pasha 7’, 84’

Klasifikimi

  1. Kamza 31 pikë
  2. Besëlidhja 29 pikë
  3. Erzeni 19 pikë
  4. Burreli 17 pikë
  5. Shënkolli 14 pikë

Grupi A, PLAY-OUT

Mamurrasi-Tërbuni 1-0

Goli: Shahini 70’

Besa-Kastrioti 1-0

Goli: Hoxha 83’

Klasifikimi

  1. Besa 18 pikë
  2. Kastrioti 14 pikë
  3. Iliria 13 pikë
  4. Mamurrasi 10 pikë
  5. Tërbuni 8 pikë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU