Kategoria e Parë, Grupi A / Gjithçka e lehtë për Besëlidhjen, asnjë çudi në derbin e Krujës

0
SHPËRNDAJE
loading...

Besëlidhja vazhdon ndjekjen hap pas hapi të Kamzës. Skuadra e trajnerit Alban Bruka ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Erzenit për të ruajtur distancën prej 2 pikësh nga kryesuesit e Grupit A të Kategorisë së Parë. Ajazi shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë dhe më pas dygolëshi i Camara i dha qetësinë e duhur ekipit lezhjan që mund të fillojë të mendojë qetësisht për duelin e mesjavës në Kupën e Shqipërisë.

Në mini-grupin e mbijetesës, rezultati në derbin e Krujës ishte ai që pritej pasi Iliria që rrezikonte më shumë rënien ka fituar me shifrat 3-2. Dy skuadrat janë bërë prej kohësh objekt diskutimesh të shumta, për faktin se janë të dyja në varësi të Bashkisë së Krujës dhe polemikat për ta do të vazhdojnë edhe pas sfidës së sotme.

Shumë më e luftuar ka qenë ndeshja tjetër për mbijetesë, e cila në fund ka parë Besën të ndante pikët me Mamurrasin falë një goli në shtesë të mbrojtësit Dajan Shehi. /minuta90.com/

Grupi A, Play-OFF

Besëlidhja-Erzeni 3-0
Golat: Ajazi 32’, Camara 38’, 53′

Klasifikimi

  1. Kamza 35 pikë
  2. Besëlidhja 33 pikë
  3. Erzeni 22 pikë
  4. Burreli 17 pikë
  5. Shënkolli 14 pikë

Grupi A, Play-OUT

Kastrioti-Iliria 2-3
Golat: Çutra 16’, Muçmata 44’ / Ogbejesi 1’, Simo 29’, Zira 59’

Besa-Mamurrasi 1-1
Golat: Shehi 90’+4 / Tako 49’

Klasifikimi

  1. Besa 19 pikë
  2. Kastrioti 17 pikë
  3. Iliria 16 pikë
  4. Mamurrasi 11 pikë
  5. Tërbuni 11 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.