Kategoria e Parë, Grupi A / Shënkolli trondit Kamzën kryesuese në shtëpi

0
SHPËRNDAJE

Kamza ka bërë një hap fals që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë në rrugëtimin drejt Kategorisë Superiore. Ekipi i trajnerit Bledar Devolli është ndalur në shtëpi në barazimin 1-1 nga Shënkolli, vetëm falë një autogoli në shtesën e ndeshjes.

Të goditur nga goli i sulmuesit Danaj në pjesën e parë, në minutën e 26-të, vendasit shfaqën vështirësi në fazën sulmuese, pasi shpërdoruan shumë mundësi të mira para portës kundërshtare. Edhe largimi me karton të kuq i mbrojtësit Rrustemaj nga ekipi mik si dhe penalltia e akorduar në minutën e 75-të, nuk ndihmuan Kamzën, pasi Deliallisi humbi gjuajtjen nga pika e bardhë.

Vetëm një autogol i i mbrojtësit Goxha në minutën e 5′ shtesë i dha të paktën një pikë Kamzës që tashmë rrezikon të shohë diferencën me Besëlidhjen të ngushtohet në 2 pikë.

Ndërkohë, në grupin që lufton për mbijetesë, Besa dhe Kastrioti kanë marrë fitore që i largojnë nga zona e rrezikshme, ku mbeten të ngulitura për momentin Mamurrasi dhe Tërbuni. /minuta90.com/

Grupi A, PLAY OFF

Kamza-Shënkolli 1-1

Golat: Goxha (aut) 90’+5 / Danaj 26’

Klasifikimi

  1. Kamza 28 pikë
  2. Besëlidhja 23 pikë
  3. Erzeni 19 pikë
  4. Shënkolli 13 pikë
  5. Burreli 13 pikë

Grupi A, PLAY-OUT

Kastrioti-Tërbuni 1-0

Goli: Marku 60’

Besa-Iliria 3-1

Golat: Shehi 14’, T. Cara 47’, Hasa (pen) 67’ / Doçi 62’

Klasifikimi

  1. Besa 15 pikë
  2. Kastrioti 14 pikë
  3. Iliria 10 pikë
  4. Mamurrasi 7 pikë
  5. Tërbuni 5 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.