Kategoria e Parë, Grupi A / Tërmet dhe pastaj shumë gola në pritje të duelit për kreun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Parë sot kanë filluar me vonesë për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit që ra në Mirditë pak minuta para orarit të fillimit të ndeshjeve. Pavarësisht kaosit fillestar, situata u normalizua dhe takimet u zhvilluan rregullisht.

Në pritje të ndeshjes së nesërme për kreun mes Besëlidhjes me Kamzën, sytë sot ishin te duelet për mbijetesë të grupit PLAY-OUT, meqë Erzeni dhe Shënkolli luanin thjesht sa për statistikë. Kjo u pa qartësisht në ndeshjen e sotme ku dy ekipet dhuruan goleadën 4-3 në fushën e lojës.

Mes skuadrave që luftonin për mbijetesë, bie në sy fitorja e Tërbunit ndaj Ilirisë, që i mundëson pukjanëve të lënë vendin e fundit në renditje, duke kaluar Mamurrasin. /minuta90.com/

Erzeni-Shënkolli 4-3

Golat: Ramilli 15′, Pasha 51′, Lleshi 66′, E. Troplini 76′ / Përgjini 55′, 78′, Danaj 86′

Klasifikimi

  1. Kamza 31 pikë
  2. Besëlidhja 29 pikë
  3. Erzeni 22 pikë
  4. Burreli 17 pikë
  5. Shënkolli 14 pikë

Kastrioti-Mamurrasi 3-1

Golat: Kabiru 22′, Marku 44′, 71′ / Bajo 15′

Tërbuni-Iliria 2-1

Golat: Beci 8′, Prendi 42′ / Ogbejesi 44′

Klasifikimi

  1. Besa 18 pikë
  2. Kastrioti 17 pikë
  3. Iliria 13 pikë
  4. Tërbuni 11 pikë
  5. Mamurrasi 10 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.