Kategoria e Parë, Grupi B / Bylisi merr kryesimin, Elbasani nuk i ikën fundit

0
SHPËRNDAJE

Ashtu siç parashikohej, Bylisi ka marrë sot kreun e renditjes në Grupin B të Kategorisë së Parë, sa i përket zonës së PLAY-OFF për ngjitjen në Superiore. Duke përfituar nga fakti që Lushnja luan nesër, ballshiotët, me suksesin 2-0 ndaj Tomorit ku mungonin pjesa më e madhe e titullarëve të pezulluar, shpresojnë të vendosin nën trysni lushnjarët në pritje të një hapi të gabuar të tyre.

Ndërkohë, lufta për rënien nga kategoria sheh Elbasanin dhe Sopotin në vendet e fundit, pasi kanë humbur ndeshje shumë të rëndësishme përballë skuadrave të Apolonisë dhe Turbinës që kanë krijuar një distanca sigurie nga zona e rrezikshme e klasifikimit. /minuta90.com/

Grupi B, PLAY OFF

Bylis-Tomori 2-0

Golat: Ntephe 55’, Prendi 57’

Klasifikimi

  1. Bylis 25 pikë
  2. Lushnja 24 pikë
  3. Pogradeci 15 pikë
  4. Tomori 12 pikë
  5. Shkumbini 11 pikë

Grupi B, PLAY-OUT

Apolonia-Elbasani 4-0

Golat: Uzuni (pen) 14’, 68’, Krasniqi 21’, 69’

Turbina-Sopoti 3-1

Golat: Bërdufi 20’, Lipi 34’, Oviahon 64’ / Linuma 44’

Klasifikimi

  1. Apolonia 15 pikë
  2. Turbina 14 pikë
  3. Dinamo 12 pikë
  4. Sopoti 9 pikë
  5. Elbasani 8 pikë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU