Kategoria e Parë, Grupi B / Bylisi nuk e diskuton Shkumbinin, i bën presion Lushnjës

0
SHPËRNDAJE

Bylisi ka siguruar tre pikët e ardhës në kampionat duke mundur në transfertë Shkumbinin me rezultatin 3-0, edhe pse i është dashur që të presë pjesën e dytë të takimit për të siguruar tri pikët në këtë ndeshje.

Ndonëse kryesonte me golin e mesfushorit Albi Dosti në pjesën e parë, ekipi ballshiot vuajti disi për të mbyllur ndeshjen, duke humbur edhe një penallti. Vetëm dy golat e mbrojtësit Rudin Nako në minutat e fundit i dhanë sigurinë skuadrës së trajnerit Artan Mërgjyshi që tani ndjek me dy pikë diferencën Lushnjën e vendit të parë.

Fitore në transfertë ishte edhe ajo që siguroi Pogradeci ndaj Tomorit, me të dy skuadrat që nuk kanë objektiva për të arritur në pjesën e mbetur të këtij sezoni. /minuta90.com/

Grupi B, PLAY-OFF

Shkumbini-Bylis 0-3
Golat: Dosti 26’, Nako 75’, 81’

Tomori-Pogradeci 0-2
Golat: Alillari 34’, Jahaj (pen) 79’

Klasifikimi

  1. Lushnja 30 pikë
  2. Bylis 28 pikë
  3. Pogradeci 18 pikë
  4. Shkumbini 14 pikë
  5. Tomori 12 pikë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU