Kategoria e Parë, Grupi B / Elbasani barazon me Sopotin në shtesë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pasi dueli mes Lushnjës dhe Bylisit nuk ka dhuruar ndryshime në kreun e Grupit B të Kategorisë së Parë sa i përket ngjitjes në Superiore, e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar te lufta e fortë për mbijetesën, sidomos te dueli direkt mes Elbasanit dhe Sopotit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Peqin, ka qenë Sopoti që ka shënuar që në minutën e dytë me sulmuesin Mirel Çota dhe në fundin e pjesës së parë me mesfushorin Albano Çaushaj, duke shkuar në pushimin e ndeshjes me një avantazh të dyfishtë që dukej se do t’i sillte tri pikët.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, Elbasani është zgjuar dhe pasi ka hapur ndeshjen me sulmuesin Justin Dadaj, ka shënuar një gol barazimi që merr shumë vlerë në luftën për mbijetesë me sulmuesin Shamet Luta, pikërisht në minutën e 91-të. Kësisoj, librazhdasit janë larguar të zhgënjyer nga fusha, pasi u ka ikur nga duart një fitore që dukej e sigurt, duke mbetur kësisoj të fundit në tabelën e klasifikimit. /minuta90.com/

Pogradeci-Shkumbini 0-0

Gola: S’ka

Klasifikimi

  1. Lushnja 31 pikë
  2. Bylis 29 pikë
  3. Pogradeci 19 pikë
  4. Shkumbini 15 pikë
  5. Tomori 12 pikë

Apolonia-Dinamo 2-0

Golat: Krasniqi 27′, Uzuni 73′

Elbasani-Sopoti 2-2

Golat: Dadaj 68′, Luta 90’+1 / Çota 2′, Çaushaj 42′

Klasifikimi

  1. Apolonia 18 pikë
  2. Turbina 17 pikë
  3. Dinamo 14 pikë
  4. Elbasani 13 pikë
  5. Sopoti 11 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.