Kategoria e Parë, Grupi B / Lushnja fiton vetëm në minutat shtesë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një gol në minutën e katërt shtesë i ka dhënë tri pikë shumë të rëndësishme Lushnjës në luftën për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Kryesuesit e Grupit B të Kategorisë së Parë po ndaleshin në një barazim pa gola në shtëpi përballë Tomorit që u rezistoi sulmeve të njëpasnjëshme të ekipit lushnjar.

Ndërkohë që në fund, një goditje e kapitenit Fatjon Sefa bëri diferencën për t’i dhënë tri pikët skuadrës së trajnerit Artan Bano që rrezikonte seriozisht të humbte të gjithë avantazhin që kishte krijuar në këto javë ndaj Bylisit që e ndjek në renditje.

Sa i përket mbijetesës, Turbina dhe Dinamo kanë ndarë pikët në barazimin 1-1, kurse Sopoti ka pësuar një humbje të rëndë 2-1 përballë Apolonisë, pasi ajo e kthen në kandidatin kryesor për rënien nga Kategoria e Parë, në Grupin B. /minuta90.com/

Grupi B, Play-OFF

Lushnja-Tomori 1-0
Goli: Sefa 90’+4

Klasifikimi

  1. Lushnja 34 pikë
  2. Bylis 29 pikë
  3. Pogradeci 19 pikë
  4. Shkumbini 15 pikë
  5. Tomori 12 pikë

Grupi B, Play-OUT

Apolonia-Sopoti 2-1
Golat: Uzuni 24’, 38’ / Linuma 90’+2

Turbina-Dinamo 1-1
Golat: Sulmataj 53’ / Eyoh 73’

Klasifikimi

  1. Apolonia 21 pikë
  2. Turbina 18 pikë
  3. Dinamo 15 pikë
  4. Elbasani 13 pikë
  5. Sopoti 11 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.