Kategoria e Parë, java e 19-të fillon të premten dhe mbaron të hënën

0
SHPËRNDAJE

FSHF ka zyrtarizuar sot të gjitha datat dhe oraret e ndeshjeve të Kategorisë së Parë, si për Grupin A, ashtu edhe B, në të dy nënndarjet. Edhe pse kjo ndarje në grupe ka reduktuar disi numrin e ndeshjeve, pasi me formulën e re në një javë do të luhen vetëm 8 të tilla, me 4 skuadra në total në pushim, FSHF ka vendosur t’i ndajë në ditë dhe orare të ndryshme takimet.

Kështu, java do të hapet të premten me ndeshjen mes Erzenit dhe Besëlidhjes, takim ky i cili do të transmetohet në RTSH HD, ndërsa 6 takime të tjera do të luhen ditën e shtunë. Java do të mbyllet me ndeshjen e të hënës me Pogradecit dhe Bylisit, sfidë edhe kjo që do të transmetohet në RTSH HD. /minuta90.com/

Kategoria e Parë, JAVA 19

GRUPI A

10.03.2017

Erzeni-Besëlidhja, ora 14:00 (transmetohet në RTSH HD)

11.03.2017

Burreli-Kamza, ora 14:00 (transmetohet në RTSH HD)

Iliria-Kastrioti, ora 15:00

Mamurrasi-Besa, ora 15:00

GRUPI B

11.03.2017

Tomori-Lushnja, ora 15:00

Sopoti-Apolonia, ora 15:00

Dinamo-Turbina, ora 15:00

13.03.2017

Pogradeci-Bylis, ora 14:00 (transmetohet në RTSH HD)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.