Kategoria e Parë luan javën e dytë, ja ndeshjet më interesante

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Do të luhen në orën 16:00 të ditës së sotme të gjitha ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Në grupin A që njihet edhe si grupi i veriut do të ketë mjaft përballje interesante ku bie në sy supersfida Kastrioti-Mamurrasi, e cila është edhe më e forta në këtë grup. Gjithashtu me mjaft interes priten edhe ndeshjet Burreli-Besëlidhja, e cila e do të luhet pa praninë e tifozëve. Besa-Kamza është një tjetër sfidë e rëndësishme, pasi të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në javët e para. Erzeni do të presë Ilirinë në Shijak në një ndeshje delikate, ndërsa Korabi debutues do të luajë përballë Adës se Velipojës që duket me mjaft probleme në këtë sezon.

LINK PER TE DEGJUAR RADIO TIRANA

http://www.surfmusic.de/radio-station/radio-tirana-1,12185.html
kastriotiGrupi A/ Ora 16:00

Kastrioti – Adriatiku

Erzeni – Iliria
Burreli – Besëlidhja
Korabi – Ada Velipojë
Besa Kavajë – Kamza

Edhe grupi B ose ndryshe grupi i jugut ka rezervuar përplasje të forta në këtë javë të dytë. Kryendeshja është ajo mes Pogradecit dhe Dinamos, ku ekipet këtë sezon vijnë me pretendime në këtë sezon. Shkumbini-Apolonia gjithashtu është një sfidë e fortë, pasi ekipi peqinas nuk është më ai i sezonit të kaluar, ndërsa fierakët do të kërkojnë fitoren pas asaj humbje dramatike ndaj Pogradecit. Lushnja do të presë Sopotin e Librazhdit në një sfidë delikate në “Roza Haxhiu”. Lushnjarët këtë sezon kërkojnë rikthimin në Superiore, ashtu edhe si Sopoti që ka të njëjtin objektiv. Elbasani me shumë probleme luan ndaj Butrintit që ka akoma më shumë probleme se verdheblutë. Në këtë sfidë ekipi elbasanas duket më i avantazhuar, duke parë edhe që ka përballë një ekip ne kaos total. Ndeshja e fundit është Turbina-Luftëtari. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore në javën e parë, por Turbina ndodhet ende në kuotën e 0 pikëve për shkak se e nisi me -3 pikë sezonin e ri. Ndërkohë që Luftëtari i investimeve të mëdha do të kërkojë një fitore konfirmimi pas asaj ndaj Dinamos.

image

Grupi B‬/ Ora 16:00
Lushnja – Sopoti
Shkumbini – Apolonia
Pogradeci – Dinamo Tirana
Turbina – Luftëtari
Butrinti – Elbasani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.