Kategoria e Parë, Lushnja thyen mallkimin me Apoloninë në “Loni Papuçiu”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ishte kthyer në një mallkim të vërtetë, por më në fund, Lushnja ka arritur të dalë me tri pikë nga stadiumi “Loni Papuçiu” i qytetit të Fierit. Lushnjarët nuk fitonin në atë stadium prej 44 vitesh ndaj Apolonisë, por e kanë bërë një gjë të tillë sot, duke përforcuar pozitat e tyre në kreun e klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë.

Ekipi i trajnerit Artan Bano fitoi 2-0 në këtë “derbi” i cili u drejtua nga gjyqtarët maltezë që kanë zbarkuar në vendin tonë si pjesë e projektit të bashkëpunimit mes FSHF dhe homologes së saj në Maltë. Një gol i ish-it Mikel Canka në pjesën e parë i dha qetësinë e duhur Lushnjës, që e kishte më pas të thjeshtë të dominonte ndeshjen, sidomos pas minutës së 66′ kur Braka la vendasit me 10 futbollistë në fushë pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Taullau dhe Çela goditën shtyllën para se Branica të dërgonte topin në rrjetë për të realizuar golin e dytë dhe për të vulosur sfidën, në minutën e 90-të. Kësisoj, janë ruajtur 6 pikët e diferencës me Bylisin e vendit të dytë që fitoi një ditë më parë ndaj Sopotit.

Ndërkaq, në Grupin A ka shkuar në 12 pikë diferenca mes Kamzës së vendit të parë dhe ndjekësit më të afërt. Kamzalinjtë fituan minimalisht 1-0 ndaj Ilirisë me golin e sulmuesit Ermir Rezi për të vazhduar ecurinë e tyre të shkëputur ndjeshëm nga të tjerët. P

as tyre, në vendin e dytë është ngjitur Erzeni, që mundi Tërbunin e fundit të tabelës me rezultatin 2-1, në pritje të Besëlidhjes që luan nesër. /minuta90.com/

Grupi A

Kamza-Iliria 1-0
Goli: Rezi 30’

Erzeni-Tërbuni 2-1
Golat: Lleshi 25’, Pasha 72’ / Saliaj 27’

Kastrioti-Shënkolli 3-0
Golat: Kabiru 15’, 17’, Çutra 90’

Mamurrasi-Besa 0-0
Gola: S’ka

Klasifikimi

  1. Kamza 46 pikë
  2. Erzeni 34 pikë
  3. Besëlidhja 33 pikë
  4. Burreli 25 pikë
  5. Shënkolli 23 pikë
  6. Kastrioti 19 pikë
  7. Besa 18 pikë
  8. Mamurrasi 14 pikë
  9. Iliria 14 pikë
  10. Tërbuni 7 pikë

Grupi B

Apolonia-Lushnja 0-2
Golat: Canka 34’, Branica 90’

Pogradeci-Elbasani 2-1
Golat: Shkulaku 11’, 22’ / Luta 56’

Turbina-Shkumbini 2-1
Golat: Sallaku 2’, Bërdufi 35’ / Ramazani 13’

Klasifikimi

  1. Lushnja 41 pikë
  2. Bylis 35 pikë
  3. Pogradeci 26 pikë
  4. Apolonia 22 pikë
  5. Tomori 22 pikë
  6. Shkumbini 21 pikë
  7. Turbina 18 pikë
  8. Dinamo 17 pikë
  9. Sopoti 15 pikë
  10. Elbasani 13 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.