Kategoria e Parë me ndeshje derbi, Elbasani “emigron” sërisht

0
SHPËRNDAJE

Grupi A / Ora 16:00
Besëlidhja – Besa Kavajë
Kamza – Kastrioti
Iliria – Korabi
Adriatiku – Erzeni
Ada Velipojë – Burreli

Kategoria parë do të luajë sot javën e tretë të kampionatit. Në grupin A bien në sy ndeshje mjaft të forta, duke parë edhe rezultatet e dy javëve të para. Besëlidhja do të presë në Lezhë kryesuesit e Besës së Kavajës në një ndeshje ku do të kërkojë me patjetër të fitojë për të marrë kryesimin, ndërsa Kavajasit për t’a ruajtur atë. Një tjetër ndeshje e fortë është edhe ajo midis Kamzës dhe Kastriotit. Të dyja ekipet këtë sezon kanë si synim ngjitjen në Superligë, ndërkohë që në këtë sfidë do të kërkojnë me patjetër fitoren për të mbajtur ritmin e kryesuesve. Një ndeshje interesante edhe ajo Mamurrasi-Erzeni. Ekipi mamurrzak këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshje. Ndërkohë që Erzeni duket në formë të mirë pas fitores së parë në kampionat. Iliria – Korabi dhe Ada -Burreli janë dy ndeshjet e tjera që do të plotësojnë javën e tretë në grupin A. Ada me një mijë probleme pret Burrelin, ndërsa Iliria dhe Korabi përballen mes tyre për të marrë një fitore të rëndësishme për objektivat që kanë.

Grupi B / Ora 16:00
Luftëtari – Pogradeci
Apolonia – Lushnja
Elbasani – Turbina
Sopoti – Butrinti
Dinamo Tirana – Shkumbini

Edhe grupi B ka sjellë pëplasje mjaft të forta në këtë javë të tretë ku nuk mungojnë ndeshjet derbi. Apolonia do të presë Lushnjën në një sfidë tepër delikate. Te dyja skuadrat këtë sezon kanë si synin ngjitjen në Superligë, dhe do të jetë pikërisht ky fakt ai që do t’a ndezë më shume sfidën. Ndeshja tjetër derbi është ajo Elbasani-Turbina. Të dyja skuadrat rikthehen të përballen mes tyre pas rreth 6 vitesh. Kjo ndeshje do t’a humbë disi lezetin e saj, pasi përsëri Elbasani do të detyrohet të “emigrojë”. Verdheblutë me stadiumin më të mirë, do të luajnë në Pogradec pas urdhërit të dhënë nga FSHF. Kryesuesit e Pogradecit do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin. Një ndeshje mjaft interesante kjo, duke parë investimin e madh dhe synimet që kanë dy skuadrat. Sopoti do të presë ekipin e Butrintit në këtë javë. Sarandjotët janë në krizë, pavarësisht fitores në javën e kaluar, ndërsa Sopoti e sheh si një mundësi të mirë për të marrë një fitore. Ndërkohë Dinamo në një krizë totale, do të presë ekipin e Shkumbinit në ndeshjet që do të zhvillohet sërisht në Pezë-Helmes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.