Kategoria e Parë / Ngec Besëlidhja, barazon Sopoti, ja rezultat e djeshme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Eshtë luajtur ditën e djeshme java e 15-të e Kategorisë së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B.

Kështu, në Grupin A, skuadra e Mamurrasit nuk ka shkuar më shumë se barazimi në përballjen me Burrelin, që e ka luajtur në fushën e vet. Golat në këtë takim u shënuan nga Kaloshi autogol në minutën e 84-të, ndërsa më përpara shënoi Mëllugja në të 63-tën për matjanët.

Gjithashtu, Erzeni ka rikuperuar shpejt humbjen e një jave më parë në Burrel dhe dje ka shpartalluar në fushën e saj Shënkollin 3-0. Golat u shënuan nga nga Armand Pasha në të 25-tën, Anton Lleshi në të 31-tën dhe Rejnaldo Troplini në të 65-tën minutë.

Tërbuni priti në fushën e vet Besën, teksa kavajasit morën një pikë në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë. Vlen të theksohet se në minutën e 7-të të këtij takimi djemtë e trajnerit Kreshnik Krepi humbën një penallti me mesfushorin Stivi Vecaj.

Ndërkaq, vazhdon mallkimi për Besëlidhjen, e cila u nda në barazim me Ilirinë me rezultatin 1-1. Golat u shënuan nga Karakaçi në të 53-tën me penallti, por as 4 minuta nuk zgjati avantazhi i lezhjanëve dhe Doçi barazoi në 1-1.

Ndërsa, në Grupin B ka pasur paqe në “derbin” e Prefekturës, teksa Sopoti dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në përballjen e djeshme, që është luajtur në Fushë-Krujë. Golat u shënuan nga Peçi dhe Dhrami për librazhdasit, ndërsa për elbasanasit shënuan Dosti dhe Peqini.

Në takimi tjetër të Grupit B, Pogradeci konfirmon gjendjen e mirë në këtë fillimviti. Liqenorët pas suksesit të një javë më parë ndaj Tomorit vendës, ekipi pogradecar ka fituar dje në fushën e vet 3-0 ndaj Turbinës. Golat u shënuan nga Jahaj me penallti në të 30-tën, ndërsa në pjesën e dytë dopieta e mesfushorit Shkulaku i siguroi 3-pikëshin Pogradecit. /minuta90.com/

Grupi A

Mamurrasi-Burreli 1-1

Golat: Kaloshi (aut) 84’ / Mëllugja 63’

Erzeni-Shënkolli 3-0

Golat: A. Pasha 25’, A. Lleshi 31’, R. Troplini 65’

Tërbuni-Besa 0-0

Gola: S’ka

Besëlidhja-Iliria 1-1

Golat: Karakaçi (pen) 53’ / Doçi 57’

Klasifikimi

  1. Kamza 39 pikë
  2. Besëlidhja 32 pikë
  3. Erzeni 28 pikë
  4. Burreli 25 pikë
  5. Shënkolli 20 pikë
  6. Besa 17 pikë
  7. Kastrioti 13 pikë
  8. Mamurrasi 13 pikë
  9. Iliria 11 pikë
  10. Tërbuni 7 pikë

Grupi B

Sopoti-Elbasani 2-2

Golat: Peçi (pen) 55’, Dhrami 85’ / Dosti 22’, Peqini 49’

Pogradeci-Turbina 3-0

Golat: Jahaj (pen) 30’, Shkulaku 64’, 90’+1

Klasifikimi

  1. Lushnja 34 pikë
  2. Bylis 28 pikë
  3. Shkumbini 21 pikë
  4. Pogradeci 20 pikë
  5. Tomori 19 pikë
  6. Apolonia 19 pikë
  7. Dinamo 17 pikë
  8. Sopoti 15 pikë
  9. Elbasani 13 pikë
  10. Turbina 12 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.