Kategoria e Parë, përfiton Besëlidhja, tani vetëm 2 pikë larg Kamzës

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Besëlidhjes ka arritur të ngushtojë në vetëm 2 pikë diferencën nga Kamza kryesuese në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Skuadra lezhjane ka mundur sot me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Burrelit, për të marrë tri pikët e radhës në një ndeshje që pretendentët për t’u ngjitur në Superiore e kishin vlerësuar si të një rëndësie të veçantë dhe thelbësore për rrugëtimin e tyre.

Fakti që Burreli kishte përfunduar një javë më parë në mes të polemikave për mënyrën se si u mund nga Kamza kryesuese, e bëri këtë ndeshje edhe më të luftuar, të vendosur nga goli i mesfushorit Edison Ndreca në minutën e 25-të të saj.

Takimi i radhës i Besëlidhjes është derbi ndaj Shënkollit, ndërsa më pas do të ndeshet pikërisht me Kamzën në sfidën që mund të vendosë fatin e këtij grupi. /minuta90.com/

Besëlidhja-Burreli 1-0
Goli: Ndreca 25’

Klasifikimi

  1. Kamza 28 pikë
  2. Besëlidhja 26 pikë
  3. Erzeni 19 pikë
  4. Shënkolli 13 pikë
  5. Burreli 13 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.