Kategoria e Parë/ Sfida delikate që në premierë

0
SHPËRNDAJE

Pas shumë përgatitjeve skudrat e Kategorisë së Parë pritet të nisin startin e kampionatit të sezonit 2015-2016. Bie në sy sfida Kastrioti-Erzeni. Krutanët janë forcuar ndjeshëm në merkaton verore dhe presin të ngjiten në Kategorinë Superiore, por padyshim një rrugë e tillë deri në finish nuk është aspak e lehtë. Përballja e parë ndaj Erzenit nis menjëherë ndaj një rivali të fortë, pasi edhe shijakasit kanë një grup për tu admiruar duke filluar që nga strategu Stavri Nica, tashmë i njohur në futbollin shqiptar për aftësitë e tij në fushën e trajningut.

11831712_10153007264246780_7331791799881963635_n

Ndërsa ndeshje e plota që pritet të mbushin kalendarin e javës së parë janë:

‪‎Grupi A     .                                               ‪Grupi B

Kastrioti – Erzeni…………………………….Butrinti-Turbina
Mamurrasi-Besa…………………………….Elbasani-Lushnja
Kamza-Burreli………………………………..Sopoti-Shkumbini
Beslidhja-Korabi…………………………….Apollonia-Pogradeci
Ada-Iliria……………………………………….Dinamo-Luftetari

Grupi A

Interesante duket edhe përballja Besëlidhja-Korabi në këtë grup, ku lezhianët duken si një Vllaznia e dytë dhe synojnë ashtu si edhe Kastrioti ngjitjen në mes më të mirëve, por cfarë mendon Korabi i Dibrës, i cili ka ndërtuar një ekip serioz me emra që e njohin mjaftë mirë këtë kategori dhe dibranët do të përpiqen të mos ndalin nga fusha pa pikë në këtë duel. Kamza ka shpallur pretendime, por në letër nuk duket shumë e frikshme. Ndërkohë që Ada-Iliria është një sfidë mes rivalësh simpatik, të cilët kërkojnë të jenë supriza e kësaj kategorie. Ndërkohë që Mamurrasi nën drejtimin e Agustin Kolës nuk qendron prapa në pretendime dhe pritet të përballet me një Besë të madhe në emër, por jo në përbërjen e saj.

 

Grupi B11224632_10155565095480416_8483633890617219451_n

Në këtë grup Elbasani-Lushnja është një sfidë mes emrash të njohur të futbollit shqiptarë, ky takim pritet të zhvillohet në qytetin e Korcës. Lushnja është më e kompletuar në krahasim me Elbasanin, por të mos nxitohemi në parashikime, por të presim sfidën për të kuptuar më mirë forcat e skuadrave respektive. Butrinti-Turbina një ndeshje interesante, por që Butrinti nuk e ka forcën e një sezoni më parë, të paktën në letër, ndërkohë që Turbina e Cerrikut është formuar në momentet e fundit pas vendimeve për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë. Sopoti pritet me padurim nga librazhdjotët të luhet në Librazhd, sic e do tradita, por drejtuesit e këtij ekipi kanë prefuar fushën e Pez Helmesit. Në këtë përballje ndaj Shkumbinit pritet një duel i rivalizuar edhe pse në letër asnjëra nga dy skuadrat nuk tremb njëra-tjetrën. Apolonia me shumë pretendime nën drejtimin e trajnerin Artan Mërgjyshi do fitore në premierë përpara tifozerisë së saj. Ndërkohë që Gentian Stojku dhe të besuarit e tij kërkojnë të marrin pikë në stadiumin e fierit. Dinamo, një emër i madh i futbollit tonë ka një sfidë të vështirë ndaj Luftëtarit me shumë pretendime në këtë sezon.

11140057_964580460265253_4833667860979179165_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.