Kategoria e Parë/ Tirana fillon stërvitjen. Ja lista e plotë

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Tirana ka nisur përgatitjet ditën e hënë dhe nën urdhrat e trajnerit Ze Maria kanë qenë shumica e futbollistëve. Gjatë kësaj jave bardheblutë do të përgatitën në kryeqytet, ndërsa javën e ardhshme pritet të zhvendosen në Ohër.

Sa i takon lojtarëve që munguan në seancën e djeshme, ata ishin dyshja Mervejl-Akua, që pritet të transferohen jashtë vendit dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit. Gjithashtu edhe Domgjoni nuk ishte nën urdhrat e stafit teknik.

Lista
Portierë: Ilion Lika, Edvan Bakaj, Princ Çali, Ditmar Shehri
Mbrojtës: Albi Doka, Realf Zhivanaj, Uellison, Marvin Turtulli, Dorian Kërçiku, Marlind Nuriu, Erion Hoxhallari, Klisman Cake
Mesfushorë: Erik Asare, Erando Karabeci, Fioralb Deliaj, Asion Daja, Rei Qilimi, Elvi Berisha
Sulmues: Flamur Bajrami, Junus Sentamu, Mateus Levendi, Grent Halili

S'KA KOMENTE

Comments are closed.