Kategoria e Parë / U luajt java e 16-të, ja rezultatet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Barazimi i javës së shkuar në Ballsh nuk ka prodhuar ndryshime në krye të grupit B në Kategorinë e Parë, aty ku edhe sot nuk ka pasur asnjë surprizë në krye. Lushnja shpartalloi pa u lodhur shumë Sopotin, duke fituar 4-0, me sulmuesit që treguan një formë të shkëlqyer, ndërsa Bylisi vuajti ndaj Shkumbinit, por në fundin e takimit shënoi dy herë, duke qëndruar 6 pikë larg Lushnjës.

Vazhdon të zhytet Elbasani, i mundur në shtëpi 3-1 nga Apolonia dhe tashmë në rrezik real për një turp të madh, rënien në Kategorinë e Dytë. Në grupin A nuk luajtën kryesueset, sepse Kamza dhe Besëlidhja ndeshen nesër, por ka fituar Erzeni, që është “i treti i tepërt”. /minuta90.com/

Grupi A

Iliria-Tërbuni 1-0

Goli: Bardhi (pen) 44’

Besa-Erzeni 0-2

Golat: Pasha 24’, Dekavelli 79’

Shënkolli-Mamurrasi 2-1

Golat: Pjetrushi 57’, Danaj 76’ / Biraçaj 83’

Burreli-Kastrioti 1-3

Golat: Hussein 10’ / Kabiru (pen) 18’, Marku 21’, 74’

Klasifikimi

  1. Kamza 42 pikë
  2. Besëlidhja 32 pikë
  3. Erzeni 31 pikë
  4. Burreli 25 pikë
  5. Shënkolli 23 pikë
  6. Besa 17 pikë
  7. Kastrioti 16 pikë
  8. Iliria 14 pikë
  9. Mamurrasi 13 pikë
  10. Tërbuni 7 pikë

Grupi B

Shkumbini-Bylis 0-2

Golat: Mitraj 77’, Ajazi (aut) 84’

Lushnja-Sopoti 4-0

Golat: Canka 29’, Sefa 43’, Çela 66’, Branica 81’

Elbasani-Apolonia 1-3

Golat: Toçi (pen) 45’ / Mustarafaj 20’, Uzuni (pen) 67’, Krasniqi 90’+1

Turbina-Tomori 2-0

Golat: Lipi 28’, Rroshi 88’

Klasifikimi

  1. Lushnja 38 pikë
  2. Bylis 32 pikë
  3. Pogradeci 23 pikë
  4. Apolonia 22 pikë
  5. Tomori 22 pikë
  6. Shkumbini 21 pikë
  7. Dinamo 17 pikë
  8. Turbina 15 pikë
  9. Sopoti 15 pikë
  10. Elbasani 13 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.