Kategoria e Parë, sot përballje të shumta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Teksa vëmendja kryesore është përqendruar te takimi i Superkupës së Shqiperisë midis Skënderbeut dhe Laçit, janë të shumta edhe ekipet të cilat do të luajnë takimet e tyre përgatitore në kuadër të sezonit të ri 2015-16 që po afron shumë shpejt.

Kastrioti i Krujës i përforcuar me Arifoviç dhe Korreshin do të përballet me Dinamon e trajnerit Igli Allmuça që e provon këtë zanat për herë të parë pasi sapo ka lënë futbollin e luajtur. Po sot do të përballen edhe Ilira e Fushë Krujës dhe Kamza, të dyja keto ekipe mjaft aktive në këtë periudhë verore ndërsa Teuta me shumë afrime cilësore do të ndeshet me Besëlidhjen kësaj radhe të “shkodranizuar” si asnjëherë tjetër. Ndërkaq edhe Bylis i ngjitur në Superiore do të provojë veten me Pogradecin po sot.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.