Kategoria Parë luan javën e 17-të, ja përballjet interesante

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë
JAVA 17

Datë : 05/03/2016

Ora: 14:00

Grupi Akastrioti
Korabi –  Mamurrasi
Besa –  Erzeni
Iliria –  Kamza
Burreli – Kastrioti

Date: 06/03/2016
Ada – Besëlidhja

E para luan javën e 17-të, ku ka mjaft përballje interesante.

Në grupin A, kryesuesit e Korabit pas barazimit që i morën Kastriotit brenda në Krujë, vazhdojnë të udhëheqin grupin, teksa presin në shtëpi skuadrën e Mamurrasit që javën e kaluar arritën të mernin fitoren e parë në këtë kampionat ndaj Ilirisë. Kjo përballje duket e lehtë në letër për dibranët pasi duan të vazhdojnë rekordin e “pathyeshmërisë” në fushën e tyre, por futbolli ka raste që sjell edhe surpriza. Kështu shprehen tek Mamurrasi, por gjithsesi dibranët pretendojnë për një fitore të pastër.

Foto nga ndeshja miqësore Kastrioti - Apolonia

Skuadra që mban vendin e dytë, Kastrioti do të udhëtojë drejt Burrelit aty ku e pret një përballje mjaft të vështirë me ekipin vendas pasi dihet që ekipi i Burrelit njihet si ekip fushe. Krutanët e udhëhequr nga Plori do të kërkojnë vetëm fitoren për të mbetur në garë për vendin e parë në renditje. Pas barazimit në shtëpi ndaj Korabit, Kastrioti ka si opsion vetëm 3 pikët në këtë transfertë për të mbajtur hapin e rivalëve.

Besëlidhja e vendit të tretë do luajë të dielën në “Reshit Rusi” ndaj Adës. Kjo ndeshje është spostuar për një ditë më pas duke parë faktin se ditën e shtunë në këtë fushë do të luajë ekipi i Vllaznisë. Lezhjanët pas dështimit ndaj Erzenit u duhet patjetër fitorja, por përballë kanë ish trajnerin Kreshnik Krepi, i cili gjatë fazës së parë ishte “timonieri” i Besëlidhjes, i rikthyer tek Ada me “këmbën e mbarë” pasi në dy ndeshje arriti të marrë 4 pikë. Kjo përballje konsiderohet mjaft e forte, pasi velipojakët kanë barazuar me dy kryesuesit e tjerë në “Reshit Rusi”.

Besa do të presë Erzenin në një përballje që sa herë ka ndodhur ka pasur të papritura. Kujtojmë përballjen në fazën e parë në “Pezë Helmes” ku ende edhe sot ekipi shijakas po vuan këto pasoja. Shijakasëve u mungon Troplini, i dënuar nga kds me pesë ndeshje pezullim. Ndërkohë të dyja skuadrat kanë konsoliduar pozitat e tyre në mesin e renditjes duke mos rrezikuar.

Iliria pret Kamzën në shtëpi, kjo padyshim është ndeshja më delikate e grupit A, pasi të dy skuadrave u duhet një fitore në mënyrë që të mos rrezikojnë rënien nga kategoria. Më e favorizuar është Iliria, pasi luan në fushën e saj dhe gjithmonë ka treguar se në “shtëpinë” e vet është një “kockë e fortë”, por nga ana tjetër kamzalinjtë kërkojnë me ngulm të marrin pikë, pasi zona e ftohtë e renditjes është mjaft afër.
————————————————————-
Grupi B
KS Luftëtari – KF Sopoti
KF Shkumbini – KF Butrinti
FK Lushnja – KF Turbina
FK Dinamo – FK Apolonia
FK Elbasani – KF Pogradeci

Luftëtari kryesues do të prese në shtëpi Sopotin në një ndeshje të lehtë në letër, por tashmë gjirokastritët kanë treguar se dinë të ndalen pas barazimit 1-1 në transfertën me Elbasanin. Problemet e fundit me largimin e trajnerit Hysi duket se kanë dëmtuar disi skuadrën bluzi. Ndërkohë Sopoti vazhdon të jetë në rënie të lirë dhe një humbje në këtë ndeshje do të ndërlikonte shumë pozitat e saj në renditje. Luftëtari kërkon me patjetër fitoren për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes.

luftetariApolonia e vendit të dytë do të luajë një transfertë delikate ku do të përballet me Dinamon. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë, fierakët për të synuar vendin e parë që mbahet nga Luftëtari, ndërkohe Dinamo mbetet më e rrezikuar se kurrë për të rënë nga kategoria. Një ndeshje tepër e vështirë pasi asnjë ekip nuk do të lëshojë terren për të luftuar n objektivat e tyre.

Ndërkohë Pogradeci i vendit të tretë do të luajë ndaj Elbasanit që ende mban vendin e fundit me vetëm 9 pikë. “Liqenorët” i pret një duel i ashpër, pasi skuadra verdheblu tregoi se tashmë e ka kaluar krizën e saj pas marrjes së pikës ndaj Luftëtarit kryesues. Një ndeshje tepër delikate ku çdo skuadër në rast të një humbje do të dalë nga objektivat e saj. Pogradeci synon fitoren që të luftojë ende për vendin e parë, ndërkohë Elbasani fitoren e mbijetesës.

Lushnja e cila këtë sezon ka dalë nga objektivat do të presë në fushën e saj Turbinën e cila mban vendin e parafundit në renditje. Lushnjarët kërkojnë një fitore për të rikthyer qetësinë në ekip, ndërsa cerrikasit kanë nevojë jetike për pikë. Në rast të një humbje verdhëjeshilet e drejtuar nga Bano mund të rrezikojnë vërtet shumë të përfshihen tek skuadrat që mund të bien nga Kategoria.

Ndeshja e fundit do të jetë ajo përmbyllëse mes dy rivaleve direkte për mbijetesë, Shkumbini-Butrinti. Peqinasit duken në një formë të mirë vit sezon teksa në shtëpinë e tyre janë të pathyeshëm, ndërkohë Butrinti edhe pas investimeve të shumta në merkaton e janarit vijon të mbetet e rrezikuar për rënien nga kategoria. Një ndeshje e cila mund të bëjë që një nga skuadrat të jetë disi më e qetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.