Kategoria Parë, luftë e fortë për Superioren dhe mbijetesën

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë është futur në fazën e saj më të nxehtë. Shumë skuadra pretendojnë ngjitjen në Superiore teksa lufta më e fortë është duke u zhvilluar në fundin e renditjes, aty ku skuadrat që rrezikojnë rënien nga Kategoria nuk duhet të bëjnë më hapa fals ashtu si ato të kreut. Në Grupin A bien në sy ndeshjet e tre pretendentëve për t’u ngjitur në Superiore.

Foto nga ndeshja Luftëtari - Elbasani
Foto nga ndeshja Luftëtari – Elbasani

Kastrioti dhe Besëlidhja do të luajnë në transfertë, teksa Korabi luan në shtëpi. Ndërkohë në Grupin B, Luftëtari dhe Pogradeci që vijojnë “luftën” për Superioren do të kenë ndeshje të lehta në letër teksa do të përballen me Sopotin dhe Elbasanin. Ndërkohë që vëmëndja është përqëndruar tek beteja për rënien nga Kategoria.

JAVA E 24-t, të Shtunën, Ora: 16:00

Grupi A

KAMZA – KASTRIOTI
ERZENI – BESËLIDHJA
KORABI – MAMURRASI
BURRELI – ILIRIA
BESA – ADA

Grupi B

POGRADECI – ELBASANI
SOPOTI – LUFTËTARI
LUSHNJA – APOLONIA
SHKUMBINI – TURBINA
DINAMO – BUTRINTI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.