Kategoria Superiore/ Java e 5-të në skanerin e minuta90.com

0
SHPËRNDAJE

Java e 5-të e Kategorisë Superiore do të na serviri përballje interesante. Kështu sfida e parë do të jetë ajo midis Tërbunit të Pukës dhe Partizanit. Ndërkohë që do të pasohet nga Bylis-Skënderbeu dhe Tirana-Teuta. Një ditë më vonë, pra të dielën do të kemi këto dy sfida që do të plotësojnë kalendarin, Vllaznia “refugjate” do të pres Lacin, ndërkohë që Kukësi kërkon të rikthehet menjëhërë tek fitorja ndaj Flamurtarit. Tabela e klasifikimit kryesohet nga Skënderbeu, i cili për një kohë të gjatë është “lokomotiva” e kampionatit tonë në vitet e fundit.

1Tërbuni-Partizani
Kjo sfidë pritet të jetë tepër e rivalizuar. Në letër duket Partizani favorit, por fusha e blertë ndonjëherë i “fshin” shënimet në letër dhe vendos më të mirin atë ekip që gabon më pak, djersit më shumë dhe sakrifikon gjatë 90-minutave. Tërbuni vjen pas humbjes ndaj Teutës. Një sfidë që pati edhe shumë stres për të besuarit e Samuel Nikajt. Sic u përfol në media Kryetari i Bashkisë së Pukës është futur në pushim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes dhe ka ofenduar lojtarët dhe stafin teknik. Por më pas situata është qetësuar edhe më ndërhyrjen e administratorit Grandi Frroku. Tashmë pukjanët duket më të qetë, në fakt jo edhe aq, pasi kur përballë është Partizani me këtë potencial që po tregon këtë sezon, s’mund të jesh i qetë, por i vëmendshëm në cdo llogari që do të bësh jashtë fushe dhe në cdo hap që do të hedhësh brenda saj. Enco Malindi pasi mungoi si pasojë e një dëmtimi ndaj Teutës, tashmë është një “kartë” më shumë në duart e trajnerit Nikaj. Ndërkohë që në krahun tjetër Sulejman Starova, ka një grup të shëndosh, me ndonjë problem të vogël, teksa Racic ka kaluar një gjëndje të rënd viroze, ndërkohë që Kalari dhe Fazlliu janë stërvitur të diferencuar dhe s’do të jenë të disponueshëm. Gjithsesi, skuadra e kuqe ka disa alternativa në gjirin e saj ku pesha e lojtarëve që mungojnë nuk ndihet shumë. Të kuqtë janë me moral të lartë në këtë sfidë, pasi vijnë nga një fitore me një rival si Kukësi. Të shohim si do të rrjedhin ngjarjet në qytetin e Pukës, në stadiumin ku Partizani nuk shkel për herë të parë, pasi pikërisht fitorja ndaj Vllaznisë erdhi në këtë stadium.

Erjon Vucaj

 

Bylis-Skënderbeu

Korcarët kthehen në “ferrin” e tyre, atje ku shpesh herë nuk kanë dal të fituar, por janë mundur, madje si në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Por tashmë kuqebardhët vijnë me një tjetër “stof”, atë të një skuadre që arriti dicka historike për futbollin shqiptar. Grupi i trajnerit Mirel Josa duket i shëndosh, alternativat janë të shumta. Një ndeshje e vecantë për Piter Olainka. Nigeriani rikthehet në “Adush Muca”, aty ku hodhi hapat e para të futbollit shqiptar. Skënderbeu nuk njeh humbje as barazim, por vetëm fitore në kampionat në 4 javët e para të tij. Të shohim nëse Agim Canaj dhe lojtarët e tij do të arrijnë të mposhtin dhe shkaktojnë humbjen e parë për kuqebardhët, kampion të pesëfisht të Shqipërisë në fuqi. Bylis është një gjendje jo komode, vetëm një barazim ndaj Tiranës në 4 javë kampionat, ndërkohë që edhe golavarazhi është negativ -6. Vetëm 1 gol të shënuar, 7 të pësuar, të dhëna alarmante, por do të jetë fusha e blertë që do të nxjerri peshën reale të forcës së skuadrave respektive.

3Tirana-Teuta
Tirana me shumë amplifikim si cdo fillim sezoni, Teuta në krahun tjetër me “silenciator”, pa shumë bujë mediatike, por që ecuria deri tani është tepër pozitive, ndryshe nga bardheblutë që nuk ndodhen në vendin e pritur. Kjo është një sfidë e vecantë e trajnerit Gugash Magani, i cili një sezon më parë drejtoj bardheblutë dhe në disa momente ishte afër titullit kampion, por mbyllja nuk ishte e duhura ku Tirana jo vetëm që nuk fitoj asnjë trofe, por nuk arriti as objektivin për pjesëmarrjet në Kupat e Europës. Gjithsesi, tani është një tjetër histori, Magani me një grup të alternuar midis lojtarëve me ekspriencë dhe atyre të ri dhe me përspektiv, ka arritur 3 fitore duke u mposhtur vetëm ndaj Kukësëit në fushën e këtyre të fundit.Tirana ndodhet në vendin e 6-të me 5 pikë. Bardheblutë nuk janë të fortë sa duhet në sulm dhe me probleme në mbrojtje. Japonezi Masato duket një pikë e fortë për të besuarit e Mucës, por forma e dobët e Gilbertos ka bërë që sulmi mos të jetë në lartësin e duhur. Ndëkrohë që mbrojtja fut “ujë”, pasi përjashto ndeshjen ndaj Bylisit në “Qemal Stafa”, në të gjitha sfidat e tjera bardheblutë kanë pësuar gol.

4Vllaznia-Laci
Shkodranët pa stadium, me “torba” në duar vrapojnë javë pas jave jashtë qytetit të tyre. Shkaku dihet, stadiumi “Loro Borici” prej kohësh është në rikonstruksion. Sigurisht është një faktor që ndikon, por situata e keqe e shkodranëve nuk duhet të lidhet domosdoshmërisht me stadiumin dhe stafi teknik s’mund të arsyetoj zero pikët në tabelën e klasifikimit me një preteks, pasi dihej që më parë se Vllaznia nuk do të luante në shtëpi. Mendohet se takimi ndaj Lacit të zhvillohet në “Qemal Stafa”. Dicka jo e zakontë. Vllaznia kërkon patjetër pikë në këtë sfidë, trajneri Zmijani rrezikon. Ndërkohë që Laci, një skuadër serioze e kampionatit tonë, ende se ka provuar shijen e hidhur të humbjes në këtë sezon futbollistik. 3 barazime janë shoqëruar me një fitore të bukur në javën e 4-t ndaj Bylisit, edhe pse e vuajtur. Tashmë të besuarit e Armando Cungut kërkojnë një tjetër fitore për të synuar majën e tabelës së klasifikimit, huq i përvitshëm i Lacit që është treguar gjithnjë një kockë e fortë e kampionatit tonë. Sytë janë fokusuar tek Xhejms, por Meto me dygolëshin e tij ndaj Bylisit tregoi se Laci nuk ka forcën e individid, por të një grupi kompakt që sezon pas sezoni nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.

11813291_860952214001708_6487523803855961443_nKukësi-Flamurtari
Brazilianët apo ish-kukësianët? Është kjo tema e ndezur në vigjilje të takimit Kukësi-Laci. Trajneri Troisi i ka hedhur benzinë zjarrit përpara kësaj sfide duke deklaruar në media se brazilinaët e tij janë më të mirë se lojtarët që u larguar nga Kukësi tek Laci. Në fakt kur arbitri vërshëllen startin e sfidës, fjalët e gazetave i merr era, ndaj dhe presim dhe shohim kush është më i forti! Më mirë të flas fusha, gjithsesi, Troisi apo dikush tjetër kanë të drejtën e fjalës, janë të lirë të deklarojnë c’të duan. Fundja llogaritë si gjithnjë i bënë fusha e blertë. Të ishte se takimi luhej në media, ateherë për se të djerësitin lojtarët në fushën e blertë? Kukësianët janë treguar cinik në shtëpi duke fituar madje pastër 2-0 ndaj Bylisit dhe 3-0 ndaj Teutës, por jo të njejtë janë shfaqur jashtë fushës së tyre ku janë mposhtur ndaj Skënderbeut dhe Partizanit. Tashmë ata duan të rikthehen menjëherë tek fitorja. Por cfarë mendon Stanislav Levi dhe të besuarit e tij? Fitorja e fundit ndaj Vllazinisë ka rritur moralin në kampin vlonjatë. Në fakt sinjalet pozitive erdhën edhe më parë, ku humbja në premierë me Teutën solli një tjetër humbje, por e shoqëruar me lojë të mirë dhe e vendosur nga një episod i dyshimtë në fundit e takimit. Ndërkohë që barazimi me Lacin solli më pas edhe një fitore me Vllazninë. Flamurtari në rritje, kërkon sukses. Pritet një sfidë e rivalizuar në Kukës.

1

Java e pestë e sezonit 2015/16

E shtunë 26/09/15   

Tërbuni Pukë 13 : 00 Partizani Tirana

Bylis Ballsh   16 : 00 Skënderbeu Korçë

Tirana          19 : 00       Teuta Durrës

E dielë 27/09/15

Vllaznia Shkodër 13 : 00 Laçi

Kukësi 16 : 00 Flamurtari Vlorë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.