Kelmendi, sulmuesi i ardhshëm i Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Skënderbeu pritet të bëjë një “goditje” të madhe në merkato. Siç ka paralajmëruar presidenti Ardjan Takaj, reparti i sulmit do të plotësohet me një lojtar cilësor dhe i përzgjedhuri i korçarëve duket se është Shend Kelmendi.

Lajmi vjen nga Gazeta Olle në Kosovë, sipas së cilës klubi aktual i sulmuesit, Prishtina, ka rënë dakord për ta lënë të lirë lojtarin. Kelmendi, siç dihet prej kohësh, është kërkuar edhe vjet nga Skënderbeu, por Prishtina pati kërkuar 200 mijë euro dhe 20% të fitimit nga rishitja e lojtarit në të ardhmen.

Krejt ndryshe nga sa pritej, tashmë sulmuesi është lojtar i lirë dhe brenda pak ditësh thuhet se do të zyrtarizohet në Korçë, aty ku mendja vazhdon të jetë te ndeshjet e vropiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.