Këlni shet Mavrajn, nëse…

0
SHPËRNDAJE

Mërgim Mavraj
Mërgim Mavraj

Subotiç, mbrojtësi serb i Dortmundit, mund të transferohet te Këlni raportojnë mediat gjermane, lëvizje që mund të sjellë largimin e Mavrajt.

Ardhja e Subotiç, shoqërohet pikërisht me një aludim të tillë, teksa ai lidhet me numrin e qendërmbrojtësve në dispozicion të stafit teknik, por edhe me interesimin e Beshiktashit për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.

Trajneri Stoger e vlerëson Mavrajn, të cilin e aktivizoi te Këlni pas rikthimit nga dëmtimi, madje ndryshoi modulin e lojës, duke luajtur me tre mbrojtës, dhe mbrojtësi nga Istogu e justifikoi besimin e dhënë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.