Këmbët në fushë, mendja te De Biasi dhe menaxherët!

0
SHPËRNDAJE

U-21_albaniDuket vërtet paradoksale paraqitja e disa lojtarëve të skuadrës tonë kombëtare Shpresa. Ekipi i drejtuar nga Redi Jupi, ka disa “bilbilë” shumë të bukur në kafazin e tij, por që duket se nuk ja marrin këngës në kolektiv, por gjithsecili largohet e këndon për qejfin e tij pa ndjekur tempo-ritmin e njëri-tjetrit.

rashica-1

Pak a shumë, kështu ishte edhe kombëtarja Shpresa ndaj Greqisë në Elbasan Arena. Kur i shikon lojtarët si individë një e nga një, cdokush arrin të kuptojë se nëse do të ishin të bashkuar, do të kishim një skuadër shumë të fortë.

Pavarësisht kritikave të shumta, Redi Jupi është një njëri që e njeh mirë futbollin dhe që e ka në ADN-në e tij. Është e sigurtë që ai me syrin e mprehtë e ka dalluar mjaft mirë ku calon skuadra e tij, por me diplomaci e shmang përpara kamerave apo gazetarëve.

Është mëse normale të mos krijojë përcarje përpara opinionit, por mundohuni të futeni për vetëm dy minuta në dhomat e zhveshjes, pyesni dikënd që t’ju bëjë “spiunin” nga anëtarët e stafit, dhe të jeni të bindur që kritikat ndaj individualistëve kanë qenë të shumta, por ata mbahen të fshehura në familje.

2015-16 Lokomotiva Moskva - Skenderbeu 2-0 (Europa League) Latifi

Problemi tjetër qëndron në faktin se disa lojtarë kanë kaluar në eufori personale. Kjo u pa qartë e këtu mund të ndikojë edhe prania e trajnerit Gianni De Biasi, i cili madje u afrua edhe në fushën e blertë teksa skuadrat kryenin nxehmjen e nevojshme.

Dikush nga lojtarët, padashur të përmendim emra të vecantë, nëse fusha do të ishte tastierë dhe këmbët duart e tij, padyshim që nga ajo që tregonte në lojë, shkruhej qartë e zeza mbi të bardhë se vëmendja nuk ishte te Greqia, kundërshtari i rradhës, por te De Biasi në tribunë.

Kjo është një “sëmundje” të cilën e vuajnë shumë trajnerët e Shpresave në të gjithë botën. Edhe Jupit mbase s’i pëlqen, por është i detyruar të vazhdojë punën si një nga elementët më kyc në hallkat e bashkuara të Fshf-së, të cilat formojnë zinxhirin e fortë të Kombëtares sonë me italiano-shqiptarin Gani Abazi në krye.

manaj-658x370

Një tjetër problem vec “sëmundjes De Biasi” është edhe prania e menaxherëve të ndryshëm që në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në paraqitjet e lojtarëve. Menaxherit, normalisht, s’i intereson rezultati i skuadrës, por është i fokusuar në objektivin e tij. Ndaj edhe padashje, këshilllat e fshehura të tyre ndaj klientëve mund të ndikojnë negativisht.

Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21
Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21

Pavaresisht kësaj, është e pamohueshme që Kombëtarja U21 ka një brez të artë, i cili padyshim do të shërbejë për vazhdimësinë, duke garantuar pasurimin e Kombëtares tonë të madhe me elemente të vyer në të ardhmen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.