Kërçiku-Morina, “ngecin” negociatat me Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Dyshja Kërçiku-Morina ende nuk po arrin akordin me ekipin e Flamurtarit. Pasi u përfol se dy ish lojtarët e Tiranës do të transferoheshin në Vlorë, palët mes tyre kanë ngecur në bisedime, dhe ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit kuqezi.

imageNegociatat janë zyrtare, por duket se asnjë nga palët nuk ka rënë dakort për kushtet që i kanë vendosur njëra-tjetrës. Pritet të zhvillohen ende bisedime për të arritur akordin mes tyre, dhe që dy lojtarët të vishen kuqezi. Ditën e nesërme të zhvillohet sërisht një takim mes tyre, nga ku pritet të vendoset edhe fati i këtyre tratativave. Të dy lojtarët me shumë mundësi do të jenë pjesë e Flamurtarit, por ende mbetet për t’u parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.