Kërçiku takon Tiranën për të ndarë të ardhmen

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se e ardhmja e mbrojtësit Dorjan Kërçiku do të jetë sërisht bardheblu. Pasi u largua nga ekipi i Tiranës, tashme Kërçiku duket se ka bërë prapa kthehu dhe është pranë një rikthimi tek bardheblutë. Pasi u përfol se kishte arritur një akord me ekipin e Flamurtarit, tashmë duket se çdo gjë ka rënë poshtë dhe mbrojtësi me shumë gjasa do të jetë pjesë e kryeqytetasve për sezonin e ri.

imageAi ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e Tiranës për të vendosur të ardhmen e tij. Mbrojtësi i krahut u përfol edhe për një kalim të mundshëm tek Teuta apo edhe Bylis, teksa ditët e fundit për shërbimet e tij shfaqi interes edhe ekipi i Kukësit, por mesa duket Kërçiku ka vendosur të rikthehet tek Tirana, ku aktivizohet prej 2 sezonesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.