Kërkesa të shumta për sfidën me danezët, lëviz FSHF

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Aq shumë kërkesa ka për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri të shtatorit, sa që FSHF ka dërguar një kërkesë në Federatën Daneze të Futbollit, me synimin që perveç 2150 biletave të rezervuara për shqiptarët të shtohen edhe 1500 bileta për tifozet kuqezi për shkak të interesimit të lartë.
biletMegjithatë nuk dihet sesa do të merret parasysh kjo kërkesë, pasi për t’u kujtuar është fakti që para disa ditësh, Federata daneze tha se nuk do të lejohen tifozë shqiptarë në sektoret e rezervuar për tifozët danezë, pasi dyshohet se nga biletat e shitura deri tani në sektorët e tifozëve danezë, gjysmat prej tyre janë blerë nga shqiptarët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.