Kevitan Tirana, ekipi “i vogël” që po rritet shumë shpejt

0
SHPËRNDAJE

11954614_692752344191825_6086328669471882085_n
Në foto ekipi Kevitan i Tiranës

Ekipi i ri nga kryeqyteti i quajtur Kevitan këtë vit do të marrë pjesë në kategorine e dytë mirëpo që tani po jep shenja rritje e përmirësimi të shpejtë duke arritur rezultate të mira edhe ndaj kundërshtarëve që garojnë në nivele më të larta.

Në shtatë miqësore, ekipi i Kevitan ka arritur pesë fitore duke mundur ekipe si Gramshi, Burreli, Mamurrasi, Korabi dhe ekipin B të Partizanit ndërsa ka barazuar me Korabin si dhe është mundur nga Kamza.

Edhe në ndeshjen e djeshme (e merkurë), Kevitan mundi me rezultatin 5-3 ekipin e fortë të Korabit të Peshkopisë, ndeshje në të cilën shkëlqyen Alvaro Farruku dhe Igli Gjeci që ishin edhe shënuesit e të pesë golave për kryeqytetasit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.