KF Shkëndija dhe Shkupi, “kuqezi” në fushë dhe jashtë saj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shkendijaKF Shkëndija dhe FC Shkupi, dy skuadrat shqiptare të cilat militojnë në kampionatin maqedonas të futbollit duket se kanë një lidhje të fortë midis tyre, kjo edhe si rrjedhojë e përbërjes shqiptare që të dy klubet kanë. Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja e parë e kampionatit midis Shkëndijes dhe Mladost CD por stadiumi i Shkëndijes nuk ishte i disponueshëm për këtë ndeshje. Për këtë arsye i ka ardhur menjëherë në ndihmë FC Shkupi duke i ofruar stadiumin e tyre për zhvillimin e ndeshjes. Një gjest për tu vlerësuar i Shkupit dhe që është përshëndetur me një falenderim publik nga ana e Shkëndijes. Në vijim do të gjeni deklaratën e klubit:

shkupi

“Falenderim publik për FC Shkupin

KF Shkëndija shfrytëzon rast që publikisht të falenderojë FC Shkupin për mbështetjen e ofruar në organizimin e ndeshjes së parë të sezonit të ri ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladostit në stadiumin në Çair. Vëllezërit tanë shkupjan treguan edhe një herë se janë të gatshëm të na dalin në krah në rast nevoje, duke na dhënë në dispozicion stadiumin dhe gjithë mbeshtetjen e nevojshme për organizim të mirëfilltë të këtij takimi. Jemi mirënjohës për këtë gjest duke filluar nga njeriu i parë i klubit z. Ejup Ademi e deri te personat në pozitat më të ndryshme që në një mënyrë apo tjetër të dielën ishin në shërbim të KF Shkëndija.” – përfundon deklarata e KF Shkëndijes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.