KFF Vllaznia afron portieren Kostova

0
SHPËRNDAJE

 

kostova
Portierja Kostova

Sipas Hermes News, ekipi i femrave të Vllaznisë ka afruar në radhët e saj portieren e Kombëtares maqedone Froska Kostova e cila ka luajtur më parë edhe me ekipin shqiptar të ZFK Shqiponjave por edhe me sllavët e Tikvesanka. Nuk është hera e parë që Vllaznia përforcohet në prag të Ligës së Kampioneve me portiere nga jashtë vendit pasi një vit më parë portën shkodrane e mbronte portierja e Kombëtares greke Elisavet Apostolaki.

Kostova është bashkuar me ekipin e Vllaznisë në Zogaj, aty ku ekipi po përgatitet për Ligën e Kampioneve, ndeshje të cilat do ti luajë me 11 gusht kundër SFK 2000 të Bosnjës, me 13 gusht kundër Konak Belediyesi të Turqisë dhe me 16 gusht kundër Minsk të Bjellorusisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.