KFF Vllaznia me blerje të tjera cilësore

0
SHPËRNDAJE

Nuk ndalet së përforcuari Vllaznia duke joshur pranë vetes edhe golashënuesen më të mirë të edicioneve 2011-13, Ambra Gjergji që vjen nga Kinostudio por edhe futbollistet Sara Maliqi, Delvina Durmishi dhe Arbiona Bajraktari, të treja këto lojtare të ardhura nga ekipi i Kukësit.

Të gjitha këto përforcime bëhen për të pasur një ekip sa më dinjitoz në Ligën e Kampioneve sepse dihet që kampionati kombëtar për Vllaznine nuk është asgjë tjetër veçse një formalitet monoton. Vllaznia ka ndërruar edhe trajnerin që është Nikolin Leka në vendin e Selami Pepajt, ky i fundit dy herë kampion kombëtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.